Familja Haradinaj ka festë sot në kullën e tyre në Gllogjan, ku djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, Luani, po kurorëzon dashurinë e tij me martesë.
Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as urimi i përzemërt i dajës së vëllërzve Haradinaj, Lahi Brahimaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brahimaj ka ndarë gëzimin për nipin e tij dhe nusen, Anilën, duke u dëshiruar një jetë të lumtur.
“Luani i Shkëlzenit po fillon një kapitull të ri me Anilën. Dajë me zemër plot ju uroj një jetë të mbushur me dashuri, fat dhe trashëgim të bekuar. Gëzuar!”, ka shkruar Brahimaj në urimin e tij.









