Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.
Vrasja është zbardhur shpejt nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.
Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.
Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.
Policia njofton se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.









