Kombëtarja kroate e hendbollit do të kthehet sonte nga Herningu i Danimarkës rreth orës 03:00 të mëngjesit, me medaljen e bronztë në qafë.
Hendbollistët kroatë mposhtën Islandën në ndeshjen për vendin e tretë me rezultat 34:33 dhe menjëherë pas takimit nisën përgatitjet për një pritje ceremoniale në Sheshin Ban Josip Jelaçiç në Zagreb.
\Megjithatë, pak më vonë, përmes kanaleve jozyrtare u përhap informacioni se pritja mund të mos mbahej, pasi lojtarët e kombëtares kishin kërkuar që në pritje të ishte i pranishëm këngëtari Marko Perkoviç Thompson, autor i këngës “Nëse nuk e dini çfarë ka ndodhur”, e konsideruar si himni jozyrtar i ekipit kombëtar të hendbollit.
Lojtarët e kombëtares e kishin telefonuar Thompsonin nga dhomat e zhveshjes dhe e kishin ftuar në pritje, por duket se kjo kërkesë nuk u pëlqye nga kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq, i cili më herët kishte deklaruar se Thompson nuk do të performonte në Zagreb sa kohë që ai është kryetar bashkie’, shkruan media kroate “Sportiske Novosti”.
Festa prishet, nuk u pranua dëshira e lojtarëve që të këndonte këngëtari i urryer nga serbët!
Federata Kroate e Hendbollit (HRS) publikoi deklaratën zyrtare:
“Dëshira e të gjithë lojtarëve të kombëtares kroate të hendbollit, e stafit teknik dhe e Federatës Kroate të Hendbollit ishte që Marko Perkoviç Thompson të këndonte në pritje.
Meqë nuk u arrit marrëveshje me Qytetin e Zagrebit dhe dëshira e lojtarëve, stafit dhe HRS-it nuk u pranua, informojmë opinionin publik se nuk do të ketë pritje zyrtare”.
Federata shtoi gjithashtu se falënderon të gjitha qytetet në Kroaci që ofruan organizimin e një pritjeje për kombëtaren, por theksoi se, duke qenë se bëhet fjalë për ekipin kombëtar kroat, pritja duhet të mbahet në kryeqytetin e të gjithë kroatëve dhe në sheshin qendror, ashtu siç ka qenë praktikë edhe më parë.
“Do të organizojmë ndeshje dhe aktivitete të tjera, në mënyrë që ta festojmë së bashku këtë sukses të madh të kombëtares sonë”, thuhet në fund të deklaratës.








