spot_img
Tuesday, December 9, 2025
spot_img

Fërshëllimat ndaj Xhakës “eksitojnë” serbët: U poshtërua nga shteti i rremë i Kosovës

Të martën në Prishtinë, Kosova dhe Zvicra barazuan 1-1 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Gjatë sfidës, mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka u prit me vërshëillma nga vendasit.

Mediat në Serbi kanë nxituar t’I kushtojnë disa artikuj Xhakës. Media serbe, “B92” zgjedh të shkruajë: “Xhaka u fishkëllye në Prishtinë: “Më dhemb”.

Granit Xhaka u shemb para kamerave pasi u poshtërua në një ndeshje kundër shtetit të rremë të Kosovës”, shkruan “Kurir“.

Pas përfundimit të pjesës së parë në Prishtinë, një gazetar zviceran u afrua te gazetarët e “KOHËS” dhe i pyeti ata se pse tifozët po fërshëllenin sa herë që Granit Xhaka e kishte topin.

Pasi iu shpjegua që fishkëllimat kishin të bënin me një deklaratë të Xhakës për vendimin e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit për të përfaqësuar Kosovën, gazetari zviceran e kishte të qartë dhe ia tha këtë kolegut të tij në tribunën e gazetarëve në “Fadil Vokrri”.

Gazetari ishte i “Blick”, pikërisht i mediumit të fuqishëm zviceran për të cilin Xhaka e dha deklaratën që i solli fishkëllima të vazhdueshme në Prishtinë, në “shtëpinë e tij”.

Deklarata ishte dhënë në fillim të javës së kaluar, enda pa iu bashkuar Xhaka përfaqësueses së Zvicrës dhe pas paraqitjes të shkëlqyer me Sandërlendin kundër Arsenalit. 

Ekipi i “Blick” e kishte vizituar Xhakën në shtëpinë e familjes së tij në Bazel. Gjatë intervistës, Xhaka ishte pyetur nëse dhemb “largimi i Avdullahut dhe Hajdarit nga Federata e Futbollit e Zvicrës”.

33-vjeçari fillimisht foli për cilësinë e dy lojtarëve.

Lojtarë me kualitetet e tyre janë përfundimisht diçka që nuk dëshiron të heqësh dorë. Nga perspektiva e tyre, çështja është të jenë në gjendje të vlerësojnë statusin e tyre”, kishte thënë fillimisht Xhaka, që kishte vazhduar të flas për dy lojtarët.

A do t’ia dilnin të siguronin një pozitë të rregullt startuese te përfaqësuesja e Zvicrës në tri apo katër vjetët e ardhshme? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë për bazë se kush nuk po luan për ne momentalisht, por është më përpara në karrierën e tyre. Ardon Jashari ishte me ne për tri vjet dhe ka bërë katër paraqitje.

A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i ka munguar pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit është vendim i tyre që të luajnë për Kosovën, që tani po luan në nivel shumë të lartë”, kishte shtuar Xhaka. Jashari është pjesë e Milanit dhe luan në pozitë të ngjashme me Avdullahun.

Jo të gjitha mediat në Kosovë, e sidomos faqet e ndryshme në rrjete sociale, e interpretuan drejt e saktë deklaratën e Xhakës. Jo të gjithë e përmendën faktin se Xhaka foli për kualitetet e Avdullahut dhe Hajdarit dhe deklaratën që Kosova po luante në nivel shumë të lartë.

Për këtë deklaratë të Xhakës u pyet edhe Hajdari në konferencë për shtyp para ndeshjes. Edhe deklarata e tij u shtrembërua. U shkrua se “vendimi për të luajtur për Kosovën u mor me zemër”, duke e bërë edhe më emocionale gjithë çështjen. E në fakt Hajdari nuk dëgjohet në konferencë duke përmendur “zemrën” kur pyetet për deklaratën e Xhakës.

Të mërkurën në mëngjes mediat kryesore në Zvicër i kishin shkrimet për “fishkëllimat ndaj Xhakës”. Ato jo rrallë e kanë kritikuar Xhakën, ndër të tjera për veprimet e tij në ndeshjet me Serbinë, që i bënë krenarë gjithë shqiptarët, por edhe për “ndeshjet vëllazërore” me Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit