Fermerët e qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.
Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”.
Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.
Fermerët në protestë po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.








