Sot, kryetari Ferit Idrizi vizitoi fabrikën e mobilieve Timber Home, ku u prit nga pronari Faton Kadriu dhe ekipi i tij.
Gjatë vizitës, u diskutua për punën e palodhur të kompanisë, arritjet e saj deri tani dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
Kryetari Idrizi vlerësoi punën e kompanive vendore si “Timber Home” dhe theksoi se ato janë shembull i përkushtimit dhe pasionit që qytetarët e Vushtrrisë vendosin në çdo fushë të punës së tyre, duke kontribuar në rritjen e qytetit dhe promovimin e emrit të tij.
“Bizneset si Timber Home tregojnë se Vushtrria ka njerëz që punojnë me pasion dhe e çojnë emrin e qytetit tonë përpara,” tha Idrizi.









