Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar sot biznesin lokal “Extra Color” në Vushtrri.
Në këtë vizitë, Idrizi u prit me respekt nga pronarët Rexhep Rexha dhe Ibrahim Çerkezi, të cilët ai i vlerësoi si njerëz të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit të qytetit.
“Kënaqësi e madhe të shohësh punën e palodhur të tyre për zhvillimin e biznesit dhe rritjen e ekonomisë vendore. Falë njerëzve të tillë të vyer, Vushtrria fuqizohet çdo ditë”, tha Idrizi.
Ai theksoi se përkrahja e bizneseve vendore do të jetë një ndër prioritetet e tij, duke shtuar se rritja e sektorit privat është bazë e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.









