Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 Qershorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Idrizi bëri të ditur se dita nisi me një kafe dhe bashkëbisedim me kandidatët, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e vendit.
Sipas tij, kandidatët përfaqësojnë vlera, përvojë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje votuesve që më 7 Qershor të mbështesin zhvillimin, stabilitetin dhe një Kosovë më të fortë.
Në postimin e tij, Idrizi ka shprehur mbështetjen për kandidatët Rrahman Rama, Lorik Maxhuni, Valbona Bilalli-Muzaqi dhe Aida Dërguti.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 7 Qershor, ndërsa partitë politike po vazhdojnë aktivitetet e tyre elektorale në mbarë vendin.








