Kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh kandidati i PDK-së për këtë komunë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim miqësor me familjen e njohur Rashica, intelektualë dhe qytetarë të shumtë të qytetit.
Në këtë takim, Idrizi tha se diskutuan për transformimin e deritanishëm të Vushtrrisë, si dhe për planet e qeverisjes së ardhshme.
“Faleminderit për mbështetjen në rrugën tonë të fitores!”, shkroi Idrizi, duke shtuar se angazhimi dhe besimi i qytetarëve janë garanci për vazhdimin e projekteve zhvillimore në qytet.









