Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vizituar fshatin Strofc, ku është pritur nga banorët dhe ka prezantuar kandidatët e listës për Kuvend Komunal, Zojë Hajrizajn dhe Behar Durakun.
Idrizi tha se banorët e këtij fshati i kanë konfirmuar atij dhe ekipit të tij mbështetjen e fuqishme për të vazhduar me qeverisjen lokale edhe pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Besimin e palëkundur do ta shndërrojmë në projekte kapitale dhe investime të vlefshme. Kemi shumë punë për Vushtrrinë tonë,” u shpreh Idrizi.









