Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar kryetarin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, Dr. Ejup Haziri, dhe hoxhallarë të kësaj dege.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërvite ndërmjet institucioneve, si dhe për arritjet e realizuara gjatë mandatit aktual të Idrizit në krye të komunës.
“Gjatë këtij takimi, morëm falënderime për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur ndër vite, bashkëpunim që do të vazhdojë me përkushtim edhe në të ardhmen,” tha Idrizi në një postim në rrjetet sociale.









