Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar me vizitat e tij në bizneset e kësaj komune edhe në ditën e fundit të fushatës.
Idrizi ka vizituar abrikën për prodhimin e dyerve nga druri “Preteni”, ku ka premtuar mbështetje për bizneset vendore.
“Vizitat tona te bizneset i vazhduam në fabrikën për prodhimin e dyerve nga druri “Preteni”, ku u pritëm nga pronari Bujar Preteni. Kjo fabrikë është shembull i punës, përkushtimit dhe mjeshtërisë vushtrriase që ka ndërtuar emër dhe besim ndër vite. Gjatë bisedës me Bujarin, folëm për zhvillimin e sektorit të prodhimit dhe për mbështetjen që do të vazhdojmë t’u japim bizneseve vendore, sepse ato janë shtylla e ekonomisë sonë lokale”, thuhet në postimin e tij.









