Ferit Idrizi mirëpret Bedri Hamzën në Vushtrri: Të bashkuar drejt fitores

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se së bashku me strukturat e partisë dhe kandidatët për deputetë, kanë mirëpritur në Vushtrri kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas Idrizit, takimi ishte dëshmi e energjisë, unitetit dhe vizionit të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, me institucione më të forta dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

Ai ka theksuar se me mbështetjen e qytetarëve dhe me një program të qartë për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe dinjitet, PDK-ja po ecën e bashkuar drejt fitores.

Idrizi gjithashtu është shprehur se Vushtrria vazhdon të mbetet e palëkundur në mbështetjen për vizionin dhe përgjegjësinë që, sipas tij, përfaqëson Partia Demokratike e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit