Ferit Idrizi merr mbështetje të jashtëzakonshme nga gratë dhe vajzat e Vushtrrisë

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje nga gratë dhe vajzat e këtij qytetit edhe për një tjetër mandat qeverisës.

Të enjten, Idrizi ka zhvilluar një takim me gratë e vajzat e Vushtrrisë ku edhe ka prezantuar kandidatet për Asamblenë Komunale.

“Në tubimin me gratë dhe vajzat e komunës sonë, nga ku morëm përkrahje të jashtëzakonshme, u ndje fuqia dhe besimi për rrugën që kemi nisur bashkë. Në këtë takim i prezantuam edhe kandidatet tona për Kuvendin e Komunës, gra të afta, të përkushtuara dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Vushtrrisë. Do të vazhdojmë me mbështetjen e tyre përmes politikave që fuqizojnë rolin e gruas në çdo fushë të jetës, duke e bërë zërin e tyre pjesë të çdo vendimmarrjeje, siç e kemi dëshmuar edhe në mandatin e parë”, thuhet në postimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit