Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat të ri, ka realizuar një vizitë në Qendrën Rinore “Hareja”, ku është pritur nga drejtori i qendrës, Bajrush Kosumi. Vizita u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer që komuna ka pasur ndër vite me këtë institucion të rëndësishëm për zhvillimin e rinisë.
Në bashkëpunim me Qendrën “Hareja” dhe me DVV International, është hapur Qendra për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Vushtrri, e cila ofron mundësi të reja për arsimim formal dhe joformal për të rinjtë dhe të rriturit e komunës.
Kjo qendër është një hapësirë që nxit zhvillimin, kreativitetin dhe aftësimin e gjeneratave të reja, duke u bërë një pikë e rëndësishme për përfshirjen aktive të qytetarëve në arsimim gjatë gjithë jetës.
Kryetari Idrizi theksoi se investimi më i mirë është ai në arsim dhe rini, duke shtuar se arsimi dhe rinia do të mbeten ndër prioritetet kryesore edhe në mandatin e ri.









