Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore.
Ai ka bërë të ditur se nesër nga ora 14:00, në sheshin “Adem Jashari”, do të prezantohet bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal, në kuadër të garës për zgjedhjet e 12 tetorit.
“Ju pres në shesh nesër nga ora 14:00 bashkë me kandidatët tanë për Kuvendin Komunal, në hapje të fushatës tonë për fitoren e madhe të 12 tetorit. Shihemi bashkë në sheshin ‘Adem Jashari’!”, ka shkruar Idrizi.










