spot_img
Tuesday, November 18, 2025
spot_img

Ferit Idrizi: Fushatën do ta përqendroj në takime me qytetarët, jo në debate televizive

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se pjesën e mbetur të fushatës për balotazh do ta përqendrojë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke vendosur të mos marrë pjesë në debate televizive me kundërkandidatin.

Në një reagim publik, Idrizi ka theksuar se ky vendim nuk është shmangie nga përballja, por një qëndrim ndaj mënyrës se si duhet zhvilluar ajo.

“Ky nuk është një vendim për t’u shmangur nga përballja — përkundrazi, është një qëndrim i qartë për mënyrën se si duhet zhvilluar ajo. Përvoja e debatit të fundit tregoi se kur mungon respekti dhe gjuha e argumentit, atëherë humbet kuptimi i vërtetë i debatit publik,” ka deklaruar Idrizi.

Ai ka shtuar se qytetarët meritojnë komunikim të bazuar në fakte, ide dhe plane konkrete, jo në ofendime apo ndërprerje.

“E kam të pamundur të zhvilloj debat me njerëz që nuk e njohin gjuhën e argumentit dhe që e shohin përballjen politike si arenë për ofendime. Unë jam mësuar të diskutoj me respekt, të ballafaqohem me ide dhe të mbroj me argumente çdo projekt që e çon Vushtrrinë përpara,” ka thënë ai.

Sipas Idrizit, fushata e tij do të vazhdojë në terren, përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët e Vushtrrisë, në çdo lagje dhe fshat.

“Do të jem në çdo lagje e fshat, për të dëgjuar, për të shpjeguar dhe për t’u përballur me pyetje e shqetësime reale. Telefoni im mbetet i hapur për secilin qytetar, ndërsa platforma ime është publike dhe e qasshme për të gjithë,” ka theksuar kandidati i PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit