Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të ri, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e komunës,së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Idrizi tha se do angazhohet për të bërë Vushtrrinë një model të suksesit në mbështetjen e të rinjve, duke premtuar se investimet në këtë sektor nuk do të ndalen.

“Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluam një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë. Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë. Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim“, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit