Kryetari I Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njëherish kandidati i PDK-së, në zgjedhje lokale, së bashku me kandidatin për asamblist Mentor Ferizin, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Pasomë.
Gjatë këtij takimi u theksua se Pasoma, një fshat që për vite ishte i lënë pas dore, ka përfituar nga investimet e realizuara gjatë mandatit të fundit, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.
“Kemi realizuar projekte që kanë qenë brengë e kamotshme për këtë komunitet, dhe jemi të përkushtuar që t’i vazhdojmë këto investime edhe në mandatin e ri,” shkroi Idrizi, në llogarinë e tij në Facebook.









