Deputeti i PDK-së, Ferat Shala bëri të ditur se është takuar dje me ish-ushtarin që vdiq tragjikisht në aksident.
“E vërteta është se Lumi nuk ikën, ai rrjedh dhe vazhdon rrjedhën e vet. Lumni Lushaj vërtet ishte një lum: një lum që i shërbeu dhe e ujiti këtë tokë, këtë shtet dhe këtë liri, në çdo periudhë të jetës së tij.”, shkroi Ferati.
Shkrimi i plotë:
Më iku nga kjo botë Lumi im!
E vërteta është se Lumi nuk ikën, ai rrjedh dhe vazhdon rrjedhën e vet. Lumni Lushaj vërtet ishte një lum: një lum që i shërbeu dhe e ujiti këtë tokë, këtë shtet dhe këtë liri, në çdo periudhë të jetës së tij.
Lumi që na sillte freski dhe dashuri, për njeriun, për familjen, për atdheun. Tani Lumi vazhdon rrjedhën e tij drejt amshimit.
Lamtumirë, Hero i heshtur!
(Foto e bërë mbrëmë, 17/11/2025)









