spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Fëmijët kanë kërku ta fotografojnë varrin e nënës…”- Leonard Ademaj përlotet në gjykatë, gjyqtarja ia ofron një faculetë

Leonard Ademaj është emocionuar dhe përlotur gjatë dëshmisë së tij sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, teksa fliste për dhimbjen që po përjetojnë fëmijët e motrës së tij, Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Duke folur për fëmijët, ai tregoi se ata vazhdimisht kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës së tyre dhe t’i dërgojnë dhurata.

“Fëmijët shpesh dërgojnë dhurata për t’i çuar te varri i nënës së tyre, dhe kërkojnë që t’ua fotografojmë varrin. Kanë kërkuar disa herë që të shkojnë ta vizitojnë,” tha Ademaj, ndërsa u përlot në sallën e gjyqit.

Për shkak të gjendjes emocionale të tij, gjyqtarja u pa duke i ofruar një faculetë dhe e pyeti nëse dëshironte të shkonte në pauzë.

Megjithatë, Leonard Ademaj vendosi të vazhdojë dëshminë, duke shtuar thënë “Kanë kërkuar që askush të mos ua përmendë babanë e tyre.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit