spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

“Fëmijët i kanë prerë me gërshërë fotografitë”, krejt çka tha Leonard Ademaj në seancën kundër Naim Murselit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, të hënën dëshmoi vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ademaj kërkoi dënim kapital për Murselin.

“Dënimi nuk na e kthen Liridonën, por le të jetë një shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë një krim të tillë. Dënimi të jetë kapital”, ka theksuar ai.

Gjatë seancës, i akuzuari Murseli me një ton të ftohtë ia shtroi disa pyetje vëllaut të Liridonës, Leonardit.

Murseli kur e pyeti se a kanë dëgjuar ndonjëherë ndonjë ankesë nga Liridona për raportin bashkëshortor gjatë 12 vjetëve martesë, vëllai i Liridonës u përgjigj se vetëm disa muaj para se të ndodhte tragjedia, ishin njoftuar për një aferë tradhtie nga ana e Naim Murselit, me një të afërme të saj.

Arsyeja se pse nuk kanë ndërhyrë si familje sipas Leonardit është sepse vet Liridona e kishte zgjidhur këtë çështje.

Ademaj, kujtoi edhe momentin kur mori lajmin për vdekjen e motrës.

Ai tha se ishte në punë kur bashkëshortja e telefonoi, duke i thënë që të shkonte në shtëpi, sepse Liridona ishte vrarë. Fillimisht tha se i mori prindërit dhe shkuan në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, për të marrë qetësues për ta.

Më pas u nisën për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku tha se panë shumë policë, të cilëve iu drejtua për informacione. Ata e udhëzuan të shkonte në stacionin policor në Dragodan, e më pas një police ua kumtoi lajmin për vdekjen e Liridonës.

Ademaj tha se, kur kishte pyetur për Naimin, i ishte thënë se po jepte deklaratë në polici.

Rreth një orë e gjysmë më vonë, Naimi kishte dalë nga stacioni.

Tutje Ademaj tha se të nesërmen ka tentuar të flas me Murselin por që nuk ka arritur të gjejë kontakt me të. Megjithatë të njëjtin bashkë me disa të afërm të Ademajt, thotë se e gjetën në një hotel në Prishtinë e madje me drekë të porositur në dhomë.

“E kam thirr Valon Llukën, dhe me ka thënë merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe kontakto me të. Pasi që e kam thirr shoferin, ai më ka thënë që është në Swiss. Kur kemi shkuar në Swiss, na ka thanë që Naimi është në dhomë lart. Kur jemi shkuar në dhomë, ai ishte i shtrirë, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë, po ashtu kishte porositur edhe drekën. Nga habia kemi menduar që është i frikësuar”.

“I kam thanë Naim a mundemi me shkuar në morg me pa Liridonën, me ka thënë jo nuk na lejohet. Më pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanë që jam vëllai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, më kanë thanë po. Kur shkuam atje, mjeku na tha nëse keni problem mos hajdeni. Naimi në atë moment tha, kam problem me zemër dhe nuk e di se a mund ta përballoi. Djali i axhës insistoj që me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetëm prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka treguar Ademaj.

Leonardi tutje gjatë dëshmisë së tij, tregoi edhe fjalët e fëmijëve për natën kritike, thotë se pas asaj që ndodhi, nuk duan ta shohin as në fotografi.

“Takimi me ta, ishte shumë prekës, pasi që fëmijët në prezencë te psikologëve më treguan, që kanë qenë në veturë, kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto ‘Hajni e ka fut dorën dhe ia ka ba mamit bam’, po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu përditësimin e të dhënave të tyre, që e marr unë, janë po të këtij lloji.

“Nga momenti që kanë shkuar në Suedi, asnjëherë nuk kanë kërkuar takim me babin, asnjëherë fëmijët nuk kanë pranuar. Fotot të cilat i dërgojnë familjarët, janë së bashku Naimi me Liridonën, ata e shkëpusin me gërshërë Naimin nga fotoja”, ka treguar Ademaj.

Tri ditë përpara kësaj seance, Instituti i Psikiatrisë Forenzike, përfundoi edhe ekzaminimin psikiatrik të Murselit, me ç’rast ky i fundit, del se nuk ka asnjë çrregullim mendor.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit