Fëmijët e çiftit shqiptar në Greqi rrëfejnë vrasjen e së ëmës, autori mund të jetë vetëvrarë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë në Volos të Greqisë, ku burri shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij, e cila ishte gjithashtu shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave fqinje, 40-vjeçari me inicialet Pandeli Nakoleci  me profesion ndërtues, e ka goditur me thikë gruan e tij në qafë dhe shpinë. 36-vjeçarja, M.N. nuk arriti të shpëtonte nga plagët e marra, duke lënë pas katër fëmijë të moshës nga 5 deri 18 vjeç.

Vajza e madhe e çifttit, është shprehur për median Gegonata se prindërit e saj kishin zënka të shpeshta mes tyre.

Mëngjesin e sotëm, mes çiftit pati sërish grindje, e cila rezultoi në krim të rëndë brenda familjes.

Nga mediat greke mësohet se burri sulmoi me thikë 36-vjeçaren në ambientet e apartamentit, para fëmijëve të mitur. Ajo ka nxituar për të arratisur, por 40-vjeçari e ka ndjekur nga pas. Në hyrje të pallatit, burri e goditi përsëri gruan e tij me thikë, e cila u rrëzua duke shkaktuar kështu thyerjen e xhamit të derës kryesore të godinës, si dhe “pellgun me gjak”. Autori që nga ai moment është larguar me vrap.

Fëmijët e çiftit shqiptar në Greqi rrëfejnë

Pallati ku jetonte çifti


Vajza e tyre 16-vjeçare, u shpreh po për Gegonata se 40-vjeçari ishte xheloz për bashkëshorten e tij, duke lënë kështu si pistë kryesore xhelozinë motivin e ngjarjes.

Po sipas medias Gegonata, ekziston dyshimi që autori i krimit të ketë vrarë veten, por kjo nuk është diçka e konfirmuar.

Fëmijet e mitur të çiftit do të dërgohen në spital.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit