spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Federata turke suspendon 149 gjyqtarë, akuzohen për bastvënie

Federata e Futbollit e Turqisë (TFF) i ka suspenduar të premten 149 gjyqtarë, të akuzuar për bastvënie në ndeshje futbollistike. Komiteti disiplinor u ka dhënë gjyqtarëve suspendime prej tetë deri në 12 muaj, ndërkohë që hetimet vazhdojnë edhe për tre gjyqtarë të tjerë.

Hetimi i TFF-së ka përfshirë gjithsej 571 gjyqtarë të ligave profesionale të Turqisë. Sipas mediave evropiane, 371 prej tyre kishin llogari bastesh sportive, ndërsa 152 prej tyre ishin aktivë, gjë që u konsiderua e papranueshme nga federata.

“Referimi është profesion i nderit”, ka thënë kryetari i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, duke shtuar se nuk do të bëjnë kompromis me parimet e drejtësisë, ndershmërisë dhe besimit në futbollin turk. Ai ka theksuar se ky proces do të jetë një pikë kthese për futbollin turk.

“Kufijtë e shenjtë të futbollit nuk janë fushë lojërash për përfitime personale të askujt. Çdokush që e njollos atë nder, nuk do të jetë më kurrë i përfshirë në futbollin turk. Askush nuk do të gjejë qetësi derisa ta pastrojmë futbollin turk nga marrëveshjet korruptuese dhe rrjetet e tyre. Ky nuk është paralajmërim, por është pikë kthese. Qëllimi i të gjithëve është që ta ngremë futbollin turk në nivelin që e meritojmë të gjithë”, ka shtuar Haciosmanoglu.

Shtatë gjyqtarë kryesorë dhe 15 asistentë në elitën e futbollit turk janë të përfshirë në këtë skandal. Dhjetë gjyqtarë kanë bërë më shumë se 10 mijë bastvënie, ndërsa njëri prej tyre ka kryer 18,227 bastvënie. 42 të tjerë kanë vënë baste në mbi 1,000 ndeshje.

Hetimi nuk ka zbuluar ende nëse ndonjëri ka bastvënë në ndeshjet që ka gjykuar vetë. Një hetim paralel është nisur edhe nga prokuroria e Stambollit.
Haciosmanoglu ka përmendur edhe gjyqtarët e ndershëm: “Ne do të vazhdojmë ta menaxhojmë ligën me vëllezërit dhe motrat që punojnë ndershëm dhe e përfaqësojnë drejtësinë me punën e tyre të madhe. Ne do t’i përkrahim ata gjyqtarë që i përmbushin detyrat me përpikëri”.

Futbolli turk ka qenë i përfshirë në incidente dhe akuza ndaj gjyqtarëve vitet e fundit. Trajneri Jose Mourinho, ish-trajner i Fenerbahçes, ka deklaruar:“Ne nuk po luajmë kundër ekipit kundërshtar, por po e luftojmë sistemin. Dhe lufta ndaj sistemit është gjëja më e vështirë. Para se të vija në Turqi kam dëgjuar për të tilla raste, por nuk e kam besuar. Por pasi erdha, gjendja ka qenë më e keqe sesa që kisha dëgjuar. Kam pasur ankesa nga njerëzit e Fenerbahçes që më sollën këtu. Ata më treguan gjysmën e së vërtetës dhe e fshehën tjetrën. Nëse do të dija çdo gjë, nuk do të vija këtu”.

Deklaratat e Mourinhos kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë adhurues të futbollit janë shprehur se ai kishte të drejtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit