Fatos Geci, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po vazhdon të marrë përkrahje të gjerë nga qytetarët. Me numrin 96✅, ai falënderon të gjithë ata që po e mbështesin në këtë rrugëtim politik.
Si një djalë i ri, i shkolluar dhe i përkushtuar ndaj ndryshimit pozitiv, Fatos Geci synon të përfaqësojë me dinjitet interesat e qytetarëve dhe të kontribuojë për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Faleminderit shumë për përkrahjen!” – shprehet Geci, duke theksuar se besimi i qytetarëve është motivimi më i madh për angazhimin e tij politik.






