Faton Ramadani ka reaguar për rastin e Arben Kiqinës, duke pretenduar se ai është dënuar padrejtësisht dhe ka vuajtur mbi 16 vite burg për një krim që nuk e kishte kryer.
Sipas Ramadanit, në kohën kur kishte ndodhur vrasja, Arben Kiqina ndodhej në një festë së bashku me persona të tjerë, ndërsa në lokal kishte edhe pjesëtarë të policisë.
Ai ka deklaruar se vrasja kishte ndodhur rreth orës 23:17 dhe se vetëm pak minuta më vonë Kiqina kishte hasur rastësisht një veturë policore, të cilën e kishte njoftuar për rastin përmes radiolidhjes.
Ramadani pretendon se përmes radiolidhjeve të policisë ishte dëgjuar informacioni për veturën e qëlluar, por sipas tij, këto dëshmi janë fshehur qëllimisht për të mbuluar autorët e vërtetë të rastit.
“Krejt këto dëshmi u fshehën vetëm që të zbatohej urdhri për t’u mbuluar kryesit e vërtetë”, ka shkruar ai.








