Faton Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se Qeveria Kurti2, rezultatet më të mira i ka në veri të Mitrovicës.

Madje, duke vlerësuar punën e kësaj qeverie me kryeministër Albin Kurtin, ai ka thënë se pas kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemajli, Kurti është i vetmi lider që ka rikthyer 17% të territorit me vetëm një hero.

“Mund të them se prej qeverisjes së parë shqiptare të Ismail Qemajlit, Albin Kurti, është i vetmi lider në historinë e shqiptarëve që ka arritur me rikthyer 17% të territorit të Republikës së Kosovës me një hero. Dhe rrjedhimisht ai e ka interesimin që pjesën e rezultateve të veriut me rikthyer në nivel të mirëqenies dhe zhvillimit të Mitrovicës në jug, që do të reflektonte si faza e dytë e kalimit prej investimeve në siguri dhe sovranitet në pjesën zhvillimore dhe infrastrukturore në pjesën e Mitrovicës. Kryeministri është i gatshëm që edhe borxhin publik të Republikës së Kosovës me rrit për 16% vetëm e vetëm që të futemi në projekte madhore dhe zhvillimore në Mitrovicë”, ka thënë Peci.

Peci i pyetur se pse ai si bashkëthemelues i partisë Guxo, është kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut e ka lidhur suksesin e qeverisë në veri dhe punën e tij si ministri më i votuar.

“Ai ka pa tek unë kartën, mundësinë. Qeveria Kurti rezultatet më të mira i ka në veri dhe ministri që ka qenë më i votuari i Qeverisë Kurti 2 duhet të zbarkojë në Mitrovicë”, ka thënë Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit