spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

Sot, Komuna e Mitrovicës na rrënuar një lokal pranë stacionit të autobusëve, me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

Ky objekt ishte nisur me leje, por në ditët e fundit të tranzicionit të pushtetit të Bedri Hamzës te Faton Peci, të njëjtit i ishte anuluar leja.

Ky lokal që ishte në ndërtim e sipër, i përkiste vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit.

Kryetari Faton Peci kishte premtuar edhe në fushatë lirimin e hapësirave publike, por duke qenë se rrënimi i parë ka të bëjë me eksponentë të PDK-së, po shihet edhe si tendencë për hakmarrje politike.

Në ditët e muajit në vazhdim mbetet të shihet se lirimi i hapësirave publike përmes rrënimit, a do t’i prek edhe personat e afërt me VV-në dhe qytetarët e paekspozuar politikisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit