Fatmir Limaj përkujton Komandant Jasharin me homazhe në uniformë ushtarake

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot me nderim Komandantin e UÇK-së, Ismet Jasharin – Kumanovën, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Homazhet u zhvilluan pranë varrit të komandantit në Kleçkë, ku Limaj u shfaq e veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar kështu trashëgiminë e tij ushtarake dhe simbolikën e vendit.

Në një postim në Facebook, Limaj shkruan: “Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, shënuam Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova në Kleçkën legjendare.”

Ai shton: “Kjo datë me vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade. 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit