spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Fatmir Limaj: PDK do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate deklaron se PDK po rikthehet fuqishëm dhe tregon gatishmëri për koalicion me këtë parti.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një intervistë në emisionin “Rubikon” Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.

“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, deklaroi Limaj.

Ai theksoi se ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në, duke nënvizuar afërsinë politike dhe programore mes dy subjekteve.

“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.

Ai shtoi se marrëdhënia e tij me PDK-në është pjesë e identitetit të tij politik, duke theksuar se nuk ka dallime të mëdha programore mes tyre dhe se bashkë kanë ndërtuar shumë procese politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit