spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Fatet e botës në një stol druri! Takimi i veçantë Meloni-Trump në G7

Takimi dypalësh midis Kryeministres Giorgia Meloni dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në margjinat e G7, u zhvillua në një stol druri në Pomeroy Kananaskis Mountain Lodge, vendi i samitit në Kanada.

Takimi u përjetësua në imazhet e publikuara nga Palazzo Chigi, në të cilat Meloni shihet e përkulur përpara teksa diskuton me presidentin amerikan, i cili mori pjesë në darkën që mbylli ditën e parë të samitit para se të kthehej në Uashington.

Takimi i lejoi dy udhëheqësve të diskutonin situatën në Iran, duke riafirmuar mundësinë për të rihapur rrugën drejt negociatave.

Gjatë bisedës, Giorgia Meloni përsëriti gjithashtu nevojën, në këtë kohë, për të punuar drejt arritjes së një armëpushimi në Gaza.

🔊
Donald Trump u largua herët nga samiti i G7. Sipas Presidentit francez Emmanuel Macron, ai u largua për të punuar në një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, por vetë Trump përgënjeshtroi diçka të tillë.

“Nuk u ktheva në Uashington për “armëpushimin” mes Izraelit dhe Iranit. Macron as nuk e di fare pse u ktheva në Uashington, por e sigurt që nuk ka të bëjë me armëpushimin. Ka të bëjë me diçka më të madhe se armëpushimi. Do ju mbaj të informuar”, u shpreh Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu u ka bërë thirrje për “evakuim urgjent të Teheranit” dhe e quajti “budalla” Iranin që nuk nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për programin e tij bërthamor, përpara se Izraeli të niste sulmet.

Në postimin e Donald Trump në “Truth Social” lexohet: “Irani duhet të firmoste marrëveshjen kur i thashë unë. Shumë gjynah, gjithë ato jetë të humbura. E thënë shkurt dhe qartë, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë shumë herë! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit