Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për një takim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për një takim gjatë kësaj jave me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.


Gazeta ka mësuar se familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli nuk do t`i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se këto familje nuk do të shkojnë në presidencë për takimin.

I pari që ka reaguar rreth kësaj çështjeje ka qenë djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi.

Ndërkohë, edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka lenë të kuptohet se nuk do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut.

Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar dera e shtëpisë së tij vazhdon të jetë hapur për ata që dëshirojnë të vizitojnë.

“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tashmë 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë. Përgjatë këtyre 6 vjetëve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim. Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit