Ardian Lushtaku, familjar i heroit Ilir Lushtaku nga Prekazi, ka reaguar ndaj deklaratave të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi.
Ai ka kujtuar përjetimet e tij dhe të familjes gjatë luftës së viteve 1998-1999, në lagjen Lushtaku të Prekazit.
“Pavarësisht dëshirës që patën forcat serbe të na digjnin, ne qëndruam mes zjarrit dhe shpëtuam – unë dhe familja ime”, ka thënë ai, duke rikthyer në vëmendje kohën kur Prekazi u përball me sulme të rënda të forcave serbe.










