Korporata Energjetike e Kosovës nëpërmjet një komunikate, dje ka njoftuar se si pasojë e një incidenti në Termocentralin “Kosova B”, ka ndërruar jetë një punëtor.
Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje thuhej se tashmë i ndjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit.
Sot në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë të afërmit e viktimës, por edhe pjesëtarë të familjes Shala, familje nga e cila vjen shoferi i kamionit që dyshohet se e goditi Sadikun.
Kjo për faktin se familja Sadiku kishte vendosur t’ia falte gjakun e djalit të tyre familjes Shala.









