spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçarit nga Kosova në Londër

Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër dy ditë më parë, ku 22-vjeçari nga Kosova, Lorik A., humbi jetën pas një sulmi me thikë.

Në një postim në rrjetet sociale, familja e Lorikut shkruante: “Loriku ishte një i ri i kujdesshëm, i zgjuar dhe me një sens të mirë humori, me gjithë të ardhmen përpara. Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e gjerë si dhe miqtë, e donim shumë.

Një dritë është shuar në jetët tona dhe jemi të shkatërruar përtej fjalëve nga humbja e tij. Ju lutemi me mirësi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”.

Gjithashtu, edhe familjarë të tjerë reaguan në rrjetet sociale, me mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të parakohshme të 22-vjeçarit.

Loriku ishte nipi i këngëtares së njohur nga Kosova, Ganimete Abazi, e njohur si “Ganja”, e cila gjithashtu reagoi me një postim në rrjetet sociale. Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit