Analisti Valon Syla tha se protesta është nacionale dhe mbipartiake.
Kështu u shpreh Syla derisa po fliste në Pressing për marshin e sotëm “Drejtësi jo Politikë”.
“Familjet e mëdha nuk i kuptoj kur çohen kundër vetes. Nuk e kuptoj pse gruja e Rexhep Selimit ka problem me dalë në protestë…P.sh., Familja Jashari pse e ka zor me dalë, pyetje po bëj”, tha Syla në Pressing.
“Clark, Rubini e krejt Amerika u dalë me mbështetë, e ti e ki problem me çu një anëtar në protestë a? Se ki problem me qit rrypin me shku me Kurti me kqyr futboll në Shqipëri…Qysh nuk del në protestë këtë se kuptoj?”, tha Syla.










