Familja Januzi nga Banjska kërkon asfaltimin e rrugës publike pranë shtëpisë së tyre

Familja Januzi, bashkë me shumë familje të tjera nga fshati Banjska e Vushtrrisë, po kërkojnë nga Komuna e Vushtrrisë që sa më shpejt të asfaltohet rruga publike pranë shtëpive të tyre, e cila sipas tyre është bërë e pakalueshme sidomos gjatë dimrit dhe kohës me reshje atmosferike.

Familja Januzi, e cila jeton e punon në Francë, çdo herë kur kthehet në Kosovë detyrohet të blejë disa kamionë zhavorr për të shtruar rrugën, meqë gjendja e saj bëhet e papërballueshme. Megjithatë, edhe ky investim privat nuk zgjat shumë, pasi për shkak të frekuentimit të madh nga banorët, rruga shpejt dëmtohet.

“Edhe këtë verë kemi shtruar rrugën me zhavorr nga mjetet tona, por pas pak kohësh ajo kthehet në gjendjen e mëparshme. Është e pamundur ta mirëmbajmë ne si familje, pasi kjo është rrugë publike dhe pronë e Komunës,” shprehen anëtarët e familjes Januzi.

Rruga në fjalë gjendet në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ngjitur me magjistralen Vushtrri – Mitrovicë. Banorët ankohen se, ndonëse shumë rrugë e rrugica të tjera në fshat janë asfaltuar nga komuna, kjo rrugë vazhdon të mbetet pa u trajtuar.

Ata madje shprehin dyshimin se rruga është lënë qëllimisht pa asfaltim, duke qenë një nga të paktat rrugë publike në qytet që ende nuk ka përfunduar.

Banorët i bëjnë thirrje qeverisë lokale që të fillojë menjëherë punimet për ndërtimin e saj, duke theksuar se përveç vështirësive të përditshme për qarkullim, kjo rrugë është edhe një nyje e rëndësishme lidhëse pranë qytetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit