Familja e vëllezërve Bajraktaraj: Për kohën e varrimit ju njoftojmë sapo të kemi mundësi

Familja e vëllezërve Bajraktaraj që humbën jetën tragjikisht bashkë me kushëririn e tyre në Luksemburg ka thënë se do të njoftojë për ditën e varrimit të tyre pasi trupat e tyre të vijnë në Kosovë, e që parashihet të jetë çështje ditësh ose javësh.

“Duke ju falënderuar për ngushëllimet dhe mesazhet e panumërta që na kanë ardhur deri tani me rastin e vdekjes tragjike para pak ditësh në Luksemburg, të dy më të dashurve tonë, Ukë dhe Ujkan Bajraktaraj, nga Isniqi, dhe interesimit të madhe qe te ndajnë dhimbjen me ne, ju njoftojmë, se ardhja e kufomave në vendlindje mund të marrë kohë disa ditë apo javë, kështu që ne si familjarë do të ju informojmë sapo te kemi mundësi të caktojmë ditën dhe kohen e varrimit”, thotë njoftimi i familjes.

“Me respekt dhe falënderim, familja Bajraktaraj, Isniq, Deçan”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit