Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Burime të afërta me familjen Ramajli kanë konfirmuar se as nuk është diskutuar dhe se LDK e di që ai nuk e pranon këtë pozitë.

“Prej LDK-së e di që nuk është folë për emrin e tij dhe e dinë që nuk pranon. Nuk po kuptoj pse po përflitet emri kur nuk ka asnjë diskutim dhe asnjë shprehje të vullnetit prej tij për këtë punë, e ai as që pranon për shkak të moshës”.

Emri i tij është përmendur sot në media pas diskutimeve mes Kurtit e Abdixhikut.

Ramajli ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe më pas kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitet 1991–1992. Më 7 shtator 1990, ai drejtoi mbledhjen e Kuvendit në Kaçanik ku u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Pas luftës, Ramajli punoi në Institutin Riinvest dhe më pas si avokat, ndërsa në vitet 2007–2008 ishte anëtar i Komisionit Kushtetues për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit