spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Familja Ademaj kundërshton kërkesën për ekzaminim psikiatrik: Tentativë për vonim të drejtësisë

Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të urdhëruar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, shprehu zhgënjimin dhe e cilësoi këtë si një tentativë për të vonuar procesin gjyqësor.

“Së pari, faleminderit shumë për angazhimin tuaj. Sa i përket rastit, për ne si familje ka qenë tepër e rëndë humbja e Liridonës. Ne presim që ky hap procedural, që është kërkuar prej mbrojtjes së të akuzuarit, të përfundojë sa më shpejt,” ka deklaruar Leonard Ademaj .

Ai tha se kërkesa e mbrojtjes është një përpjekje për të zvarritur dhe keqpërdorur procedurat ligjore, duke dëshmuar sipas tij fajësinë e të akuzuarit.

“Konsiderojmë se kjo është një përpjekje për të shmangur gjykimin përmes keqpërdorimit të procedurave. Nuk e kundërshtojmë që të kryhen ekzaminimet, por ato flasin vetë për fajësinë e të akuzuarit dhe shfrytëzimin e të gjitha mjeteve – brenda e jashtë dispozitave ligjore,” ka shtuar Ademaj.

Familja kërkon që gjykimi të vazhdojë pa vonesa dhe që drejtësia të vihet në vend për humbjen tragjike të Liridonës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit