“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit