spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete”, Gold AG reagon për vdekjen e Shemit

Artisti i njohur, Gold AG, ka shprehur dhimbjen dhe respektin e tij pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Përmes një postimi në Facebook, Gold AG e ka cilësuar Shemin si një artist të paharrueshëm dhe një mik të sinqertë.

“Zoti ta faltë Xhenetin, Shem. Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete”, shkroi ai.

“Lus Zotin e plotfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, shtoi ai.

Shemsi do të mbahet mend jo vetëm për këngët e tij ikonike, por edhe për ndikimin dhe kujtimet që la tek breza artistësh dhe fansash, të cilët vazhdojnë ta nderojnë figurën e tij.

Kënga, humori dhe këshillat e Shemit vazhdojnë të jetojnë në kujtimet e atyre që e deshën, duke e bërë emrin e tij të paharrueshëm për brezat që do të vijnë.


Për rikujtim, i njëjti ishte vetëm 64-vjeç.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit