“Faleminderit, Amerikë” – urimi i imamit Labinot Maliqi për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Maliqi e cilësoi SHBA-në si një mik të sinqertë dhe partner të palëkundur të popullit të Kosovës, duke theksuar se ajo ka qëndruar pranë vendit në periudhat më të vështira.

“Shtetet e Bashkuara janë për popullin tonë më shumë se një aleat strategjik. Ato janë një mik i sinqertë, një partner i palëkundur dhe një komb që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira, kur liria, dinjiteti dhe vetë ekzistenca e popullit tonë ishin seriozisht të rrezikuara”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, Maliqi ka cituar edhe një thënie të Profetit Muhamed: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Zotin!”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Faleminderit, Amerikë! Urime 250-vjetori i Pavarësisë!”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit