spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“Faleminderit Albin”/ Pas zhgënjimit në Tiranë, Lea Ypi ndalet në Prishtinë; shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur

Vetëm një ditë pasi u largua nga Shqipëria me një reagim të fortë publik, ku denoncoi shpifjet dhe spekulimet politike që e shoqëruan gjatë qëndrimit në Tiranë, Lea Ypi është shfaqur sot në Kosovë. Ndalesa e radhës ka qenë Prishtina, ku filozofja dhe akademikja me famë ndërkombëtare duket dukshëm më e qetë dhe më e lumtur.

Në një postim në Facebook, Ypi ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, miqtë kosovarë dhe librarinë Dukagjini për pritjen. Ajo ka vlerësuar diskutimin për librin e saj dhe fjalët e mira nga Prof. Aliu Aliu dhe pjesëmarrësit, duke e mbyllur mesazhin me një “Mirupafshim këtë verë”. Një ton krejt tjetër nga ai i përdorur një ditë më parë për Shqipërinë.

Faleminderit Albin, miq kosovarë dhe @dukagjinibookstore për pritjen si gjithnjë të ngrohtë në Prishtinë, faleminderit Prof Aliu Aliu e gjithë pjesëmarrësve në diskutim për vlerësimin e librit dhe fjalët e mira! Mirupafshim këtë verë”, shprehet Ypi.

Kontrasti është i qartë. Në Tiranë, Lea Ypi u përfshi në një vorbull aludimesh politike, u përfol si emër për qeveri teknike apo si pasardhëse e Edi Ramës dhe reagoi duke u distancuar prerë nga ajo që e quajti “llumi i shpifjeve dhe konspiracioneve”. Në Prishtinë, ajo flet për libra, diskutime akademike dhe pritje të ngrohtë.

Ndalesa në Kosovë duket se i ka ofruar Ypit atë që nuk e gjeti në Shqipëri; një hapësirë respekti, pa zhurmë politike dhe pa etiketime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit