Fadil Hadërgjonaj: Jemi të hapur edhe për kandidat konsensual për president edhe për marrëveshje politike

Deputeti i LDK’së, Fadil Hadërgjonaj, ka folur edhe për çështjen e presidentit të ri.


Hadërgjonaj ka thënë se po të pyetej ai personalisht dhe LDK-ja, vendi duhet të bëhet me president të ri.

“Fakt është që Kosova funksionon me u.d të presidentit. Po të pyetesha unë dhe LDK, do të kemi president. Unë mund të flasë për qëndrimet që ne i kemi si grup parlamentar dhe si LDK”, ka thënë ai.


Ai ka deklaruar se LDK është e hapur për dy opsionet, kandidat konsensual apo edhe për marrëveshje politike.

“LDK i ka të gjitha opsionet e hapura. Atë të konsensusit, kur të gjitha partitë mblidhen për një kandidat, por edhe për marrëveshje politike që i përmbush kriteret. E mira do të ishte një kandidat konensual, ku të gjitha partitë kontribuojnë. Por nëse shkohet me marrëveshje politike, edhe këtu në foto ndoshta gjejmë kandidat”, ka thënë Hadërgjonaj i pyetur për një fotografi të Abdixhikut me Osmanin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit