Fadil Geci: Sa më shumë që disa mundohen me e ndalë frymën e fitores, aq më fuqishëm po ecën ajo

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka vazhduar aktivitetet e tij në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Geci ka falënderuar qytetarët e Malishevës për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimeve elektorale.

“Malisheva sonte na kujtoi se lumi nuk ndalet nga gurët e vegjël në rrugë. Sa më shumë që disa mundohen me e ndalë frymën e fitores, aq më fuqishëm po ecën ajo”, ka shkruar ai.

Geci, i cili garon me numrin 42 në listën zgjedhore të LDK-së, ka vlerësuar energjinë dhe përkrahjen e qytetarëve të Malishevës, duke i falënderuar ata për besimin e dhënë.

“Faleminderit Malishevë për besimin, përkrahjen dhe energjinë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai në postimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit