Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci, me numër 33 në listë, ka përmbyllur sot fushatën elektorale në Prishtinë, në degën III, degë kjo e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Geci ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë fushatës.
“LDK 123 po rikthehet fuqishëm, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë. Fitorja është e jona!”, ka shkruar ai në postimin e tij.








