spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Fadil Geci nderon dëshmorët e kombit, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend

Fadil Geci, kandidat i LDK-së për deputet, ka bërë homazhe sot te varrezat e dëshmorëve të Kosovës, duke nisur nga Prekazi, e po ashtu ka vizituar familjen e presidentit Ibrahim Rugova, te varri i të cilit ka bërë homazhe.

Me shumë miq e bashkëpunëtorë, me vetura të mbuluara me flamurin dardan, Geci ka premtuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Ai është zëri i qytetarëve, përvojë që bën ndryshimin të ndodhë, dhe guximi për të marrë vendimet e duhura me përgjegjësi, e jo premtime boshe”, ka shkruar në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

LDK 123✅ Fadil Geci 33✅

Me Fadil Gecin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, fjala ka peshë dhe përgjegjësi. Ndryshimi nuk premtohet, por bëhet realitet. Fadil Geci nuk është thjesht një emër në listë. Ai është zëri i qytetarëve, përvojë që bën ndryshimin të ndodhë, dhe guximi për të marrë vendimet e duhura me përgjegjësi, e jo premtime boshe.

Tani është koha të votoni Fadil Geci dhe të zgjedhni shpresën me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zgjedh LDK 123✅ Zgjedh Fadil Gecin 33✅

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit