Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë fushatës.
“Faleminderit secilit qytetar që na priti, na mbështeti dhe na hapi dyert gjatë gjithë kësaj rruge. Mirënjohës për çdo dorë të shtrirë, çdo fjalë të mirë dhe çdo besim të dhënë”, ka shkruar ai.
Geci ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së me numrin 113 dhe kandidaturës së tij me numrin 42.
“Tubimi përmbyllës i LDK-së! Më 7 qershor e festojmë fitoren së bashku”, ka deklaruar Geci.








