Fadil Geci emërohet Koordinator i Degës së LDK-së në Skenderaj

Fadil Geci ka njoftuar se është caktuar Koordinator i Degës së LDK-së në Skenderaj nga Kryesia e LDK-së në Prishtinë, pas përpjekjeve të vazhdueshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për bashkimin e së djathtës në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Geci ka thënë se këtë detyrë e konsideron obligim dhe përgjegjësi për të punuar me përkushtim në forcimin e Degës së LDK-së në Skenderaj.

Ai ka theksuar se synimi është bashkimi, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët i të gjithë djathtistëve në Republikën e Kosovës.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Geci në reagimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit